Ndërlidhjet

ANKARA


Policia turke sot i shpërndau fotografitë e njeriut që besohet të jetë vrasësi i gazetarit me prejardhje armene Hrant Dink, ndërsa Ministri i Brendshëm Abdulkadir Aksu tha se ende nuk ka të paraburgosur.
Mbrëmë mijëra turq marshuan në Stamboll në mbështetje të fjalës së lirë.
Turqia është vënë nën presionin e grupeve për të drejtat e njeriut pas vrasjes së gazetarit. Reporterët pa Kufinj bënë thirrje për arrestimin e përgjegjësve për vrasjen, që sipas organizatës, është test i rëndësishëm në përpjekjet e Turqisë për të hyrë në BE.
Vrasja është dënuar nga qeveria e Armenisë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG