Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se një helikopter amerikan është rrëzuar sot në verilindje të Bagdadit, duke shkaktuar vdekjen e 13 njerëzve.
Në deklaratën e ushtrisë thuhet se 13 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit që gjendeshin në fluturake "e humbën jetën". Detaje tjera nuk janë bërë publike.
Po sot, ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se 3 ushtarë amerikanë, dje e kanë humbur jetën në Irak.
Ndërkohë, forcat speciale irakiane të lëshuara nga helikopterët ushtarakë amerikanë, sulmuan një grup militant sunit të ndërlidhur me Al Kaidën, me ç'rast janë vrarë 15 kryengritës ndërsa janë kapur pesë.
Ministria e Brendshme tha se forcat irakiane hasën në rezistencë të ashpër nga militantët, që fsheheshin në lagjen sunite Dora në Bagdad.
XS
SM
MD
LG