Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari i OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari më 2 shkurt do të qëndroj në Prishtinë për ta paraqitur pakon e tij për status. Këtë vizitë zoti Ahtisaari ia ka konfirmuar sot presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, nëpërmjet një letre. Zëdhënësi i Ekipit Negociator, Skender Hyseni tha se vizita e zotit Ahtisaari ka për qëllim paraqitjen e propozimit të tij për statusin e Kosovës gjatë një takimi, që do ta ketë atë ditë me presidentin Sejdiu dhe me Ekipin Negociator të Kosovës.
XS
SM
MD
LG