Ministrat e Jashtëm të NATO-s, të Bashkimit Evropian dhe Sekretarja Amerikane e Shtetit Condoleezza Rice, do t'i shqyrtojnë nesër në Bruksel idetë e Martti Ahtisaarit lidhur me statusin e Kosovës. Në këtë aspekt do të shqyrtohet propozimi final që do të ketë gjasë të miratohet në Këshillin e Sigurimit, në mënyrë që me këtë zgjidhje të sigurohet stabiliteti dhe integrimi evro-atlantik i tërë rajonit. Në NATO dhe Bashkimin Evropian fuqishëm theksohet se kjo duhet të ndihmojë edhe në forcimin e zhvillimit demokratik të Serbisë, nga e cila në Uashington dhe Bruksel është kërkuar qasje konstruktive ndaj çështjes së Kosovës.