Ndërlidhjet

VJENË


I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara do të vizitojë Serbinë këtë javë për ta shpalosur propozimin e tij mbi statusin e Kosovës, përkundër kërkesave të qeverisë serbe në largim, që Martti Ahtisaari të presë formimin e kabinetit të ri.
Zyra e UNOSEK-ut tha se Ahtisaari formalisht do t'ia prezantojë propozimin Beogradit më 2 shkurt.
“Ne kurrë nuk e kemi thënë se do të presim formimin e Qeverisë së re. Kemi qenë jashtëzakonisht të qartë gjatë muajit nëntor kur kemi thënë se propozimin do ta bëjmë publik menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi”, ka thënë për radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Ahtisaarit, Remi Durlot.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG