Ndërlidhjet

LUBJANË


Ministrat e Jashtëm të Sllovenisë dhe Belgjikës, Dimitrije Rupel dhe Karel de Guht i kanë përshëndetur përpjekjet e kryenegociatorit Martti Ahtisaari për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Shefi i diplomacisë belge tha se për t'u arritur marrëveshje në Këshillin e Sigurimit do të duhen "disa diskutime" sepse do të jetë vështirë të arrihet marrëveshja, e cila do të ishte njësoj e pranueshme për Beogradin dhe Prishtinën.
De Guht e cilësoi brengosës qëndrimin e Rusisë për statusin e ardhshëm të Kosovës por shfaqi shpresën se ai nuk do të jetë "jo fleksibil".
Ndërkaq Rupel tha se "sipas informatave të tij" Këshilli i Sigurimit me gjasë do ta miratojë propozimin e Ahtisaarit.
XS
SM
MD
LG