Rrahman Paçarizi
Përfaqësuesit e tri komunave veriore të Kosovës, ku serbët janë shumicë, kanë refuzuar të takohen sot me kryenegociatorin e Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. Përderisa zoti Ahtisaari takon bartësin e Listës Serbe për Kosovën e Metohinë, Oliver Ivanoviq, përfaqësuesin e Partisë së Pavarur Liberale, Petar Miletiq dhe përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, përfaqësuesit e komunave veriore kanë thënë se nuk kanë pse të takohen me zotin Ahtisaari.
Slavisha Ristiq, kryetar i Komunës së Zubin Potokut, tha për radion Evropa e Lirë se ka shumë arsye për të mos u takuar me zotin Ahtisaari, i cili sot në Prishtinë dhe në Beograd ka sjellë propozimin e tij për zgjidhjen e statusit të Kosovës. “Ne nuk do të shkojmë në atë takim për disa arsye. Arsyeja kryesore është se zoti Ahtisaari është personi që udhëheq bisedimet dhe propozimin e tij duhet t’ua dorëzojë palëve”, tha Ristiq, duke shtuar se nëse dikush duhet ta komentojë atë dokument, gjithsesi se janë palët negociuese.
Zoti Ahtisaari ka kërkuar të takojë sot, përveç Ekipit Negociues të Kosovës, edhe nivele të ndryshme përfaqësuesish të komuniteteve pakicë në Kosovë, si të serbëve ashtu edhe të pakicave të tjera, mirëpo, përfaqësuesit e komunave veriore thanë se propozimi sjellet në moment të pafavorshëm për Serbinë. “Zoti Ahtisaari po e sjell propozimin e tij për zgjidhjen në një moment krejt të pavolitshëm, kur në Serbi ende nuk është konstituuar Qeveria e re dhe Kuvendi i ri i Serbisë, i cili është organi i vetëm legjitim për ta thënë fjalën e duhur lidhur me propozimin”, tha Ristiq.
Serbët e Kosovës disa herë kohët e fundit kanë theksuar se janë kundër çfarëdo forme të pavarësisë për Kosovën, mirëpo janë angazhuar për të drejta maksimale të komunitetit serb në Kosovë, që do të realizoheshin kryesisht përmes procesit të decentralizimit.
Përfaqësues të shumicës së forcave politike të serbëve të Kosovës në anën tjetër, kanë hedhur poshtë pohimet për shpalljen e autonomisë së pjesës veriore në rast të pavarësimit të Kosovës, duke theksuar se në këtë mënyrë do të liheshin jashtë enklavat serbe të pjesëve të tjera të Kosovës.