Trupat e Mbrojtjes së Kosovës kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth klauzolës në pakon e Martti Ahtisaarit, me të cilën parashihet shpërbërja e këtyre Trupave, një vit pas miratimit të marrëveshjes. Në një komunikatë për opinion, Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së, kërkon që në dokumentin e Ahtisaarit të shtohet pjesa që parasheh transformimin e TMK-së në Forcën e Sigurisë për Kosovën. Forca e Sigurisë, në bazë të dokumentit të propozuar, do të jetë bërthama e ushtrisë së ardhshme të Kosovës.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.