Ndërlidhjet

UASHINGTON


Senatori amerikan Barack Obama sot zyrtarisht e paraqiti kandidaturën për president të Shteteve të Bashkuara nga rradhët e demokratëve. Obama, i cili në Senat e përfaqësin shtetin federal Illinois, u zotua se do t'i japë fund luftës në Irak dhe do t'i tejkalojë përçarjet dypartiake që kanë paralizuar Uashingtonin.
"Qëndroj këtu para jush për ta shpallur kandidaturën time për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës", tha Obama.
Ai e rikujtoi aftësinë e presidentit Abraham Lincoln për të bashkuar vendin, dhe premtoi që ta udhëheqë gjeneratën e re si president i parë afro-amerikan.
Kandidatët presidencialë nga rradhët e demokratëve janë edhe Hillary Clinton dhe Joseph Biden.
XS
SM
MD
LG