Së paku 65 vetë kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu në trenin që qarkullonte nga India për në Pakistan. Zyrtarë të Indisë thonë se janë gjetur dëshmi që sugjerojnë se ndoshta zjarri është vënë me qëllim. Ata e kanë përshkruar këtë incident si akt të dyshuar të "terrorizmit", që ka për qëllim shkatërrimin e procesit paqësor ndërmjer Indisë e Pakistanit. Qeveria e Pakistanit ka dënuar këtë incident duke e vlerësuar si "terrorist" dhe ka kërkuar që India ti dënoj autorët e tij.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.