Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 18 vetë janë vrarë sot në disa shpërthime të ndara me bomba në Irak. Policia thotë se 5 pjesëtarë të saj dhe 6 civilë janë vrarë nga dy sulme me bomba në qytetin Ramadi, në perëndim të Bagdadit. Në vetë Bagdadin, së paku 5 irakianë janë vrarë kur një bombë shpërtheu në një autobus publik afër lagjes Karradah. Në qytetin Mahmudiyah u vranë dy vetë.
XS
SM
MD
LG