Ndërlidhjet

VJENË


Kanë rifilluar sot në Vjenë pas tre ditë ndërprerje bisedimet konsultative mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e kryenegociatorit Martti Ahtisari. Sot diskutohen anekset për decentralizimin të përfshira në propozimin e z. Ahtisari.
Para takimit të sotëm, Ahtisaari u tha gazetarëve se dita e sotme është shumë e rëndësishme sepse bosedohet për decentralizimin.
Kryesuesi i ekipit negociator të Kosovës, Lutfi Haziri tha se Prishtina e mbështet planin e Ahtisaarit, dhe konsideron se ky dokument është pozitiv, por shtoi se dallimet midis dy palëve po thellohen.
Koordinatori i ekipit serb Sllobodan Samarxhiq tha se amandamentet e Beogradit janë të numërta sepse propozimi i Ahtisaarit nuk e ka respektuar as marrëveshjen mbi decentralizimin, që është arritur në bisedimet në pranverë.
Sot paradite është punuar mbi nenet mbi kompetencat dhe financat lokale.
Në bisedimet konsultative që filluan më 21 shkurt, deri tash janë diskutuar pjesët e propozimit që kanë të bëjnë me kushtetutën, mbrojtjen e pakicave, sistemin e drejtësisë dhe ekonominë.
Sipas përfaqësuesve të zyrës së UNOSEK-ut palët nuk kanë treguar përafrim të pozicioneve të tyre.
Takimi përfundon më 2 mars.
XS
SM
MD
LG