Ndërlidhjet

BERLIN


Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Javier Solana ka shprehur bindjen se Këshilli i Sigurimit i KB do të miratojë një rezolutë, e cila do të jetë bazë e statusit të ardhshëm të Kosovës dhe do ta zëvendësojë rezolutën 1244.
"Nuk kam arsye të mendoj se anëtarët e Këshillit të Sigurimit nuk do të bien dakord pas debatit. Nuk mund të flas në emër të presidentit rus Vladimir Putin, por jam i sigurtë se kur të vijë koha e miratimit të rezolutës, Rusia do të jetë e përgjegjshme", tha Solana pas një takimi me kryetarët e komisioneve të jashtme parlamentare të vendeve të BE-së.
I pyetur si do ta paramendonte situatën kur vendet individualisht do ta njihnin pavarësinë e Kosovës, Solana ka theksuar se "është e domosdoshme të veprohet në bazë të legjitimitetit të rezolutës së Kombeve të Bashkuara".
XS
SM
MD
LG