Ndërlidhjet

BRUKSEL


Belgjika është zotuar t'i bllokojë lëvizjet e vendeve të Bashkimit Evropian që përpiqen të zbusin qëndrimin ndaj Serbisë, duke thënë se Beogradi ende duhet të tregojë se është serioz në dorëzimin e kriminelëve të luftës përpara se të gëzojë marrëdhënie të afërta me familjen evropiane.
Megjithatë disa diplomatë kanë thënë se një numër i vende të BE-së besojnë se zbutja e qëndrimeve do të shërbejë për t'a ndihmuar Serbinë të përballet me humbjen e mundshme të sovranitetit mbi Kosovën. "Në të kaluarën kemi respektuar autoritetin e Gjykatës dhe tash fare papritur duhet të vihemi në pozitën që të themi se nuk e respektojmë më këtë gjykatë", ka thënë në një intervistë për agjencinë Reuter, shefi i diplomacisë belge, Karel de Gucht. "Nëse fillojmë t'a bëjmë një gjë të tillë, atëherë dëmtohet ligji ndërkombtarë, çfarë është e papranueshme", ka thënë ai.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG