Komandanti i KFOR-it, gjenerali Roland Kather, ka paralajmëruar se situata e brishtë e sigurisë në Kosovë kërkon nga politikanët që sa më shpejt të gjejnë zgjidhje për statusin.
"Njerëzit duan të kenë situatë të pastër, duan të dijnë çfarë i pret dhe cila do të jetë e ardhmja e tyre", ka thënë Kather në një intervistë për Associated Press.
"Porosia ime për politikanët tanë është kjo: Ju lutem bëni gjithçka të mundur që sa më shpejt të dilni me një zgjidhje, sa më shpejt të jetë e mundur", ka thënë gjenerali gjerman, duke paralajmëruar se dhuna në Kosovë mund ta pengojë apo madje ndalojë tërë procesin e negociatave.
Por ai ka thënë se forcat ndërkombëtare në Kosovë do të bëjnë çmos për të ruajtur paqen dhe sigurinë.
"Nëse dikush nuk e ka kuptuar këtë porosi, ne do të veprojmë me shumë forcë, shpejt dhe me vendosmëri", ka thënë gjenerali Kather.