Zyrtarë lokalë dhe federalë në Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë hetime lidhur me të shtënat kundër një eksperti amerikan për Rusinë. Dy vetë kanë shtënë kundër zotit Paul Joyal afër shtëpisë së tij në një lagje të Uashingtonit më një të këtij muaji. Ai momentalisht është në spital në gjendje kritike shëndetësore. Këto të shtëna u bënë disa ditë pasi zoti Joyal në një intervistë televizive akuzoi qeverinë e presidentit rus, Vlladimir Putin për përfshirje në vrasjen me helmim të ish pjesëtarit të shërbimeve të sigurisë së Rusisë, Aleksander Litvinenko.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.