Ndërlidhjet

TEHERAN


Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad premtoi vazhdimin e mbështetjes per lëvizjen palestineze Hamas, por bëri thirrje për ndërprerje të mosmarrëveshjeve ndërmjet partive palestineze. Ndërkaq, lideri politik i Hamasit Khalid Mish'al, në takim me presidentin iranian, tha kjo lëvizje kurrë nuk do të pranojë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar.
Muajin e kaluar lëvizja Hamas u pajtua per formimin e qeverisë së unitetit me lëvizjen Fatah, por ajo ndodhet nën presionin e madh të fuqive perëndimore për të hequr dorë nga dhuna dhe për të njohur Izraelin.
XS
SM
MD
LG