Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ekipi negociator i Kosovës konfirmoi sot se ka pranuar versionin final të dokumentit për statusin e Kosovës, të kryenegociatorit Marti Ahtisari. Kryetari Fatmir Sejdiu tha se nuk ka ndryshime specifike që do të dëmtonin thelbin e dokumentit. Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike dhe anëtari i ekipit të unitetit, Hashim Thaçi tha se Prishtina dhe bashkësia ndërkombëtare po mbajnë qëndrim të njëjtë për të ardhmen e Kosovës.
Po në këtë temë, zëvendës shefi i UNMIK-ut Stiven Shuk takoi sot liderët e opozitës në Kosovë. Temë qëndrore e takimeve ishin përgatitjet për takimin e 10 marsit në Vjenë.
XS
SM
MD
LG