Ndërlidhjet

SHKUP


Plani i Martti Ahtisaarit, megjithëse ende nuk është finalizuar, është një bazë e shkëlqyeshme për progres", ka deklaruar ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Daniel Fried, pas takimit me zyrtarët më të lartë të Maqedonisë. Ai u shpreh se status kuo-ja në Kosovë tashmë nuk është e qëndrueshme.
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit gjithashtu i ka dhënë mbështetje përpjekjeve të Maqedonisë për anëtarësim në NATO, por njëherësh ka rikujtuar se duhet të përmbushen obligimet.
Në Shkup, Daniel Fried u takua me presidentin e vendit, kryeministrin, shefin e diplomacisë dhe drejtuesit e partive opozitare.
Shkupi është ndalesa e fundit e diplomatit të lartë amerikan në Ballkan, pas vizitave në Beograd dhe Prishtinën, ku ripërsëriti mbështetjen amerikane për planin e të dërguarit të KB, Martti Ahtisaari.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG