Fuqitë e mëdha thanë se janë afër pajtimit për një rezolutë të re me sanksione për Iranin, për shkak të programeve bërthamore. Ambasadori francez Jean Marc De La Sabliere shfaqi shpresën që sanksionet të kenë efektin e kërkuar.
"Shpresojmë që rezoluta e re t'i bëjë të mendojnë dy herë dhe të dalin me qëndrimin që presim" tha La Sabliere.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm iranian Manuchehr Motaki tha se Teherani është i gatshëm të ofrojë garancitë e "nevojshme" nëse kjo kërkohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Vendet perëndimore dyshojnë se Irani po i përdorë programet bërthamore për prodhimin e armëve atomike, por Irani thotë se janë vetëm për qëllime paqësore.