Ndërlidhjet

BRUKSEL/KIEV


NATO njoftoi se gjatë "javëve të ardhshme" do të fillojë bisedimet për sistemin e mbrojtjes raketore në Evropë. Zëdhënësi James Appathurai tha se NATO nuk dëshiron të "ndërhyjë" në planet amerikane për dislokimin e disa pjesëve të sistemit në Poloni dhe në Republikën e Çekisë.
"Sfida nuk është që të ndërhyjmë, apo të ngadalësojmë diskutimet amerikane me aleatët, por të arrijmë në qëndrimin e përbashkët dhe të shohim se si mund ta plotësojmë këtë nismë" tha Appathurai.
Ndërkohë, shefi i Agjencisë amerikane për Mbrojtje Raketore gjenerali Henry Oberig tha se Uashingtoni nuk ka kërkuar nga asnjë vend në Kaukaz që të lejojë vendosjen e këtij sistemi. këto komente ai i bëri në konferencën për shtyp në Kiev, pas diskutimeve me zyrtarët e Ukrainës rreth propozimeve për sistemin e mbrojtjes raketore në Evropë.
Rusia e ka kundërshtuar këtë plan.
XS
SM
MD
LG