Ndërlidhjet

DAMASK


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Havier Solana kërkoi sot nga Siria që të ndihmojë zbatimin e rezolutës së KB për çarmatosjen e lëvizjes Hezbollah. Ai u takua në Damask me presidentin Bashar al Assad.
Bashkimi Evropian gjithashtu kërkon që Siria të angazhohet për gjykimin e të dyshuarve për lidhje me vrasjen e ish kryeministrit të Libanit Rafik Hariri.
Bashkimi Evropian pati ngrirë raportet me Sirinë para dy vitesh për shkak të dyshimeve për rolin e këtij vendi në vrasjen e Haririt.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG