Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në aneksin e propozimit për zgjidhjen e statusit të Kosovës kryenegociatori Marti Ahtisari në mënyrë të prerë do të rekomandojë pavarësinë për Kosovën, ka bërë të ditur agjencia Rojter duke iu referuar burimeve të veta politike.
Një burim politik nga Kosova i ka thënë agjencisë Rojter se në këtë aneks rekomandohet "pavarësi me mbikëqyrje ndërkombëtare".
Agjencia britanike Rojter duke iu referuar një burimi tjetër politik pohon se në këtë aneks të Ahtisarit disa herë përmendet fjala pavarësi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG