Ndërlidhjet

BRUKSEL


I dërguari amerikan për statusin e Kosovës Frank Uizner tha se kryenegociatori për statusin Marti Ahtisari i ka "shqyrtuar të gjitha mundësitë" për të ardhmen e Kosovës.
"Fatkeqësisht ngjarjet e viteve të 90-ta ishin aq shokuese sa është e pamundur të imagjinohet se shqiptarët e Kosovës mund të kthehen nën autoritetin serb" tha Uizner në komitetin e Senatit belg. Sipas tij, "është e pamundur të gjendet gjuhë e përbashkët, pasi ajo thjeshtë nuk ekziston".
Ndërkohë, ambasadori rus në Belgjikë Vadim Lukov tha se ende ka hapësirë për marrëveshje të negociueshme.
"Nuk duam të jemi më serbë se sa vetë serbët, por e ndjejmë se nuk janë shqyrtuar të gjitha rrugët dhe diplomacisë duhet t'i jepet edhe një mundësi" tha Lukov.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG