Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad ka kërkuar të ndjekë takimin e Këshillit të Sigurimit, në të cilin do të votohet për projekt rezolutën, e cila parasheh sanksione ndaj Iranit. Masat e reja vijnë si përgjigje e kundërshtimit të Teheranit për të hequr dorë nga progranet bërthamore.
Sot, kreu i agjencisë ruse për energji bërthamore, Sergei Kiriyenko tha se ndërtimi i reaktorit bërthamor Bushehr në Iran nuk e rrezikon marrëveshjen e mosproliferimit.
Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë ndërtimin e këtij reaktori, duke thënë se Irani mund ta shfrytëzojë për të zhvilluar armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG