Ndërlidhjet

JERUSALEM


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice tha se kryeministri izraelit Ehud Olmert dhe presidenti i Autoritetit palestinez Mahmud Abbas janë pajtuar që të takohen çdo dy javë. Në ditën e fundit të turneut në Lindjen e Mesme, Rice tha se bisedimet fillimisht do të përqëndroheshin në çështjet e sigurisë, por më pas do t'i përfshinin edhe diskutimet për formimin e shtetit palestinez, në bazë të planit të paqes.
"Nuk jemi ende në fazën e negociatave për statusin final. Këto janë diskutime fillestare për ndërtimin e besimit ndërmjet palëve. Palestinezët duhet ta dijnë se shteti i tyre do të bëhet, ndërsa izraelitët duhet të dijnë se shteti i Palestinës do të jetë burim sigurie e jo rrezik për ta" tha Rice.
XS
SM
MD
LG