Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergey Lavrov u angazhua sot për "analizë objektive" në zbatimin e rezolutës 1244 para se Këshilli i Sigurimit i KB të shqyrtojë propozimin e kryenegociatorit Martti Ahtisaari për statusin e Kosovës. Lavrov u tha gazetarëve në Moskë se është ende herët të flitet se kush dhe si do të votojë për rezolutën e re për Kosovën.
Kjo ministri publikoi sot dokumentin "Pasqyra e politikës së jashtme të Rusisë" në të cilin thuhet se krijimi i shtetit të ri të pavarur të Kosovës është rrezik me komplikime serioze për stabilitetin në Evropë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG