Ndërlidhjet

TIRANË


Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë përshëndeti qëndrimin e Sekretarit të Përgjithshëm të KB, Ban Ki Mun, rreth planit të kryenegociatorit për statusin e Kosovës Marti Ahtisaari, që rekomandon pavarësi të mbikqyrur për Kosovën.
"Rekomandimi merr në konsideratë rrethanat historike, realitetin e tanishëm si dhe nevojën urgjente për stabilitet politik dhe ekonomik në Kosovë" thuhet në deklaratën e Ministrisë. Shqipëria, thuhet aty, është e bindur se në këtë fazë faktorët politikë në Kosovë do të vazhdojnë të jenë në partneritet të plotë me bashkësinë ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG