Ndërlidhjet

BEOGRAD


Hedhja poshtë e planit të kryenegociatorit Martti Ahtisaari, që parasheh pavarësi të mbikqyrur për Kosovën, është prioritet kryesor për Serbinë, tha kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica.
"Interesi më i rëndësishëm kombëtar i Serbisë është që të shoh se plani i kryenegociatorit për statusin e Kosovës Martti Ahtisaari është refuzuar" tha ai për mediat serbe. Ai tha se është njoftuar që Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO e mbështesin planin e Ahtisaarit "për t'i marrë Serbisë 15 përqind të territorit". Por, Koshtunica tha se do të përmbahet nga komentet rreth sqarimit se " territori duhet të merret për të mirën e miqësisë me Serbinë".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG