Ndërlidhjet

BREMEN


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian takohen sot në Bremen të Gjermanisë për të diskutuar rrugët më të mira për të arritur pavarësinë e mbikqyrur për Kosovën.
Në takim do shqyrtohet raporti rreth Kosovës i përgatitur nga shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana dhe eurokomisioneri për zgjerim Oli Rehn. Sipas raportit në fjalë, Kosova do ketë nevojë për afro 2 miliardë dollarë në tre vitet e para pas pavarësisë për rimëkëmbjen e ekonomisë.
Takimi i sotëm vjen pas miratimit të djeshëm në Parlamentin Evropian të rezolutës që i dha mbështetjen propozimit të Ahtisarit dhe sovranitetit të mbikqyrur për Kosovën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG