Zijadin Gashi
Procesi i nxjerrjes së rezolutës së re për Kosovën do të jetë i mundimshëm, çka do të dëshmohet edhe me seancën e sotme, kur presidenti Ahtisaari do të elaborojë propozimin dhe rekomandimin e tij për statusin e Kosovës para Këshillit të Sigurimit, vlerësojnë analistët në Prishtinë. Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, Lulëzim Peci, thotë se nga dita e sotme e deri në nxjerrjen e rezolutës së re, fillon një fazë e mundimshme e negociatave për nxjerrjen e rezolutës së re për statusin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit. Seanca e sotme, thotë Peci, do të shërbejë që të shihen më mirë edhe pozicionet e vendeve anëtare në Këshillin e Sigurimit lidhur me statusin e Kosovës, për çka ai parasheh edhe bllokada gjatë procesit deri në nxjerrjen e rezolutës së re. “Do të ketë bllokada. Nëse mendojmë se nuk do të ketë bllokada, atëherë nuk do të bënim një vlerësim real të gjendjes. Do të ketë tentim të zvarritjes së procesit, dhe i tërë ky proces jo vetëm që do të varet nga rrjedhat e bisedimeve në Këshillin e Sigurimit, por edhe në unitetin e vendeve aleate të perëndimit karshi pakos së Ahtisaarit. Në tërë këtë proces do të testohet dhe uniteti i vendeve të perëndimit karshi pakos së Ahtisaarit për statusin e Kosovës”, thekson Peci. Ndërkohë, shefi i Katedrës së Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, Ibrahim Gashi, vlerëson se përkundër disa qëndrimeve më të ngurta ndaj pakos së Ahtisaarit, që mbajnë Rusia dhe disa vende të tjera në Këshillin e Sigurimit, ai beson se sonte do të dominojë qëndrimi pro-pakos së Ahtisaarit. “Natyrisht se nuk mendoj, që ndoshta e bashkuar në një zë do të jetë Rusia, por unë mendoj se në asamble do të dominojë një frymë e mbështetjes së pakos. Duke qenë kështu, mendoj se Rusia ndoshta edhe pak kohë mund të insistojë që të ketë ndryshime, por unë kujtoj që në momentin e fundit, Rusinë e lidhin shumë më shumë interesa me bashkësinë ndërkombëtare, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vende të caktuara të Evropës, sesa interesi për të mbrojtur Serbinë”, vlerëson Gashi. Në anën tjetër, Lulëzim Peci nuk e përjashton mundësinë, që rezoluta e re të nxirret për dy-tre muajt e ardhshëm. Por, ai parasheh se pëlqimi rus do të kërkojë një kompensim të interesave ruse nga ana e botës perëndimore. Sidoqoftë, Lulëzim Peci vlerëson se pavarësisht bllokadave apo zvarritjeve, Prishtina nuk do të duhej të ndërmarrë hapa të njëanshëm dhe të pakoordinuara me bashkësinë ndërkombëtare. “Hapat e njëanshëm pa bashkëpunim me perëndimin, vetëm sa do ta thellojnë krizën në Kosovë dhe mund ta dëmtojnë çështjen e Kosovës. Kështu që unë mendoj, se i tërë procesi i Kosovës varet nga partneriteti i fuqishëm me perëndimin, të cilin Kosova duhet ta ndërtojë gjatë këtij procesi politik”, thekson Peci. Po ashtu, edhe Ibrahim Gashi konsideron se hapat e ardhshëm të Prishtinës do të duhej të ishin në koordinim të plotë me bashkësinë ndërkombëtare. Ai vlerëson se bllokadat dhe zvarritjet duhet të shihen edhe si shqetësime, sepse mund të reflektojnë në sigurinë në Kosovë e rajon, por sidoqoftë, këto shqetësime, sipas tij, Prishtina duhet t’i ngrisë në kuadër të kontakteve dhe angazhimeve me bashkësinë ndërkombëtare. “Në rast se në njëfarë mënyre ka prolongim, dekurajim të shqiptarëve, atëherë sigurisht që konsekuencat do të jenë jo të këndshme, dhe në fakt ndoshta edhe pala kosovare duhet të ndryshojë qëndrimet. Por, unë mendoj se në këtë fazë, pala kosovare duhet të jetë shumë kooperative me pjesën e komunitetit ndërkombëtar, që ka shprehur gatishmëri për të mbështetur pakon e Ahtisaarit”, thekson Gashi. Në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Ndërsa në New York pritet të hapet debati për pakon dhe rekomandimin e Ahtisaarit për pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën, në Prishtinë Kuvendi ka paralajmëruar se do të dalë me një rezolutë apo deklaratë me të cilën do ta mbështesë këtë propozim, duke i dërguar mesazhe bashkësisë ndërkombëtare, se Kosova është e gatshme ta marrë përsipër zbatimin e marrëveshjes, sapo Këshilli i Sigurimit ta nxjerrë edhe rezolutën e re për statusin e Kosovës.