Ndërlidhjet

NJU JORK


Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot ka filluar të debatohet propozimi i të dërguarit të KB për Kosovën, Martti Ahtisaari. Në Nju Jork gjenden edhe presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica.
Në pjesën e parë të takimit, Ahtisaari e paraqet propozimin e tij, bashkë me rekomandimet që parashohin pavarësinë e mbikqyrur për Kosovën.
Në këtë pjesë të takimit do të flasë kryeministri serb Vojisllav Koshtunica dhe shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker, i cili do të flasë në emër të presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu.
Në pjesën e dytë të takimit, e cila është jozyrtare, presidenti Sejdiu do të mund t'u drejtohet anëtarëve të Këshillit të Sigurimit.
Më pas, Këshilli i Sigurimit do vazhdojë diskutimin e propozimit të Ahtisaarit me dyer të mbyllura, por pa praninë e përfaqësuesve të Serbisë dhe të Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG