Kryenegociatori për statusin e Kosovës Martti Ahtisaari do të vazhdojë këtë mandat deri në nxjerrjen e rezolutës nga ana e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Informacioni u konfirmua nga zëdhënësi i UNOSEK-ut Remi Dourlot. Ai gjithashtu tha se Ahtisaari do të caktojë formatin e procesit të statusit të Kosovës, varësisht nga kërkesat që në vijim do të vijnë nga Këshilli i Sigurimit i KB.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.