Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Ambasadori i Britanisë në Kombet e Bashkuara, Emyr Jones Parry, që ishte edhe kryesues i takimit, tha se ekziston një "mbësdhtetje e konsiderueshme" brenda Këshillit të Sigurimit për propozimin për ti dhënë Kosovës pavarësi të mbikëqyrur. Por sipas tij, votimi nuk mund të pritet shpejtë. Ai mëtutje tha se Këshilli i Sigurimit, gjatë ditëve të ardhshme do të vendosë se nëse do ti bëhet një vizitë Kosovës, ashtu siç është kërkuar nga Rusia, që ka qëndrim kritik ndaj propozimit të Martti Ahtisatrit.
Alejandro Wolf, ushtrues detyre i ambasadorit amerikan në Kombet e Bashkuara, përsëriti mbështetjen e fuqishme të Uashingtonit për propozimin e Martti Ahtisaarit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG