Ndërlidhjet

ROMË


Nga Rusia deri në Romë, miliona të krishterët në botë sot i kremtojnë Pashkët me mesazhe për paqe.
Në të Premten e Mirë, ditën e kryqëzimit të Krishtit, mijëra besimtarë iu bashkangjitën Papa Benediktit XVI në procesionin për rreth Koloseumit në Romë.
Ceremonia e simbolizon udhëtimin e fundit të Krishtit para vdekjes. Shërbesa e Papës përfshiu edhe dëshpërimin për gratë e abuzuara në mbarë botën.
Pashkët e së Dielës shënojnë ringjalljen e Krishtit, për të cilën besimtarët thonë se ka ndodhur tre ditë pas vdekjes së tij.
Për shumicën, Pashkët janë kremtë e paqes dhe pajtimit, ndërsa mesazhe me përmbajtje të tillë u përcollën nga Timori Lindor deri në Izrael.
Nga Moska, Patriarku Aleksey II, udhëheqësi i Kishës Ortodokse Ruse, e përshëndeti Papën. Të dy liderët shpirtërorë kanë punuar për riparimin e marrëdhënieve të acaruara midis dy kishave, të cilat u përçanë në Shizëm e Madhe në vitin 1054.
Të dielën, në fjalimin e njohur "Urbi et Orbi", apo "Qytetit dhe Botës", Papa do të bekojë Pashkët dhe do t'i drejtojë mesazhin botës.
XS
SM
MD
LG