Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka pohuar sot gjatë manifestimit “Ditët e shqipeve”, të mbajtur në Prishtinë se Kosova nuk paraqet precedent për asnjë rast tjetër në botë, dhe si i tillë trajtohet edhe në pakon e presidentit Ahtisaari.
“Aspirata jonë legjitime për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës është një kërkesë realiste, një kërkesë pragmatike, e cila nuk paraqet kurrfarë precedenti, si po mundohen ta proklamojnë disa vende që hezitojnë ta pranojnë këtë realitet. Kosova është rast unik, ‘sui generis’, dhe si i tillë trajtohet edhe në planin e Presidentit Ahtisaari, edhe nga shumica e shteteve të përfaqësuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe nga Bashkimi Evropian”, pohoi presidenti Sejdiu.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG