Ndërlidhjet

NATANAZ – IRAN


Irani tani është në gjendje të prodhojë karburant bërthamor në nivel industrial dhe fuqitë botërore nuk mund ta ndalojnë vendin islamik nga synimet e tij bërthamore.
Këtë deklaratë presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad e bëri gjatë një takimi në uzinën bërthamore të Natanzit.
"Me krenari të madhe deklaroj se sot kombi ynë i dashur do jetë në meisn e atyre kombeve që prodhojnë karburant bërthamor në nivel industrial", tha Ahmadinexhad.
Departamenti amerikan i Shtetit dhe Ministria e Jashtme britanike e kanë cilësuar deklartën e mësipërme si një fakt më shumë në mospërmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare nga Teherani.
XS
SM
MD
LG