Albana Isufi
Institucionet e Kosovës thonë se nuk ka indikacione, se mund të ketë përshkallëzim të situatës së sigurisë, në kohën kur në Kosovë do të vijë një mision i Kombeve të Bashkuara për të mbledhur fakte mbi gjendjen në terren. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha sot, se vetëm ata që janë jashtë rrjedhave dhe nuk e dëshirojnë Kosovën në rrjedhë normale të jetës dhe stabilitetit, mund të prishin sigurinë në këtë kohë. “Unë besoj se jo, me rëndësi është që klima e përgjithshme është e mirë, gatishmëria e qytetarëve, ju e shihni se vërtet janë në gjendje, që të ndihmojnë procesin dhe e kanë mbështetur këtë proces të rëndësishëm. Po ashtu, është shumë e rëndësishme, që kemi një kujdes të veçantë të këtyre forcave të sigurisë, që merren me sigurinë e përgjithshme dhe stabilitetin e vendit, sa i përket edhe aspekteve të tjera, sepse mund të jetë edhe dikush që është i krisur, që dëshiron diçka tjetër”, tha presidenti Sejdiu. Në anën tjetër, komandanti i KFOR-it, Roland Kather, siguron se nuk ka indikacione, se në ditët e javët e ardhshme mund të ketë prishje të situatës së sigurisë. “Kemi folur me shumë njerëz, nesër do të jem sërish në veri të Kosovës dhe kam përshtypjen, se njerëzit po e pranojnë situatën kështu siç është. Është shumë e rëndësishme, që komisioni e viziton Kosovën dhe nuk shoh ndonjë arsye, që situata mund të ndryshojë, por ne jemi të pranishëm dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur, për të ofruar siguri. Nuk shoh arsye për ndryshim të situatës. Mendoj se është qasje e mirë, që komisioni do të vizitojë Kosovën dhe do të shohë faktet në terren”, tha gjenerali Kather, i cili megjithatë fton qytetarët e Kosovës, që të kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë, gjatë kohës që në Kosovë do të qëndrojë misioni faktmbledhës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. “Gjithmonë ka mundësi për përshkallëzim, por unë vërtet nuk shoh indikacione. Do t’i ftoja të gjithë njerëzit, që të jenë të kujdesshëm, që ta evitojnë atë, të kujdesen që të mos ndodhë asgjë, sepse kjo është në të mirën e qytetarëve të Kosovës”, ka theksuar gjenerali Kather. Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës thotë se janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë, për të evituar çfarëdo lloj incidenti që mund të shkaktohet gjatë vizitës së misionit të OKB-së, vizitë kjo që pritet të bëhet më 19 prill. Zëdhënësja e kryeministrit, Ulpiana Lama, thotë se Qeveria e Kosovës është në gjendje gatishmërie për çdo skenar. “Sigurisht që masat e sigurisë janë marrë, me qëllim që të evitohet çfarëdo lloj ekscesi, që mund të ndodhë gjatë kësaj periudhe. Ne besojmë se ky mision i mbledhjes së fakteve, nuk do të sjellë ndonjë gjë të re, pasi progres është bërë në Kosovë dhe ky progres është evidentuar jo nga ne, por është evidentuar nga OKB-ja”, tha Lama. Dërgimi i një misioni të OKB-së në Kosovë është kërkuar nga Federata Ruse, për të mbledhur fakte, se sa është zbatuar Rezoluta 12 44 dhe se sa janë realizuar standardet. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili tashmë është shprehur se nuk ka nevojë për një mision të tillë në Kosovë, tha sot se megjithatë, pret që nga kjo vizitë të njihet realiteti i krijuar në Kosovë. “Për ne është me rëndësi që kjo vizitë, sikur edhe çdo vizitë tjetër që mund të ketë në Kosovë, të marrë imazhin e njohjes së realitetit të ri të Kosovës, të asaj që është arritur progres i jashtëzakonshëm. Ju e dini, se çfarë pune është bërë në këto 8 vite pas intervenimit në Kosovë dhe vendosjes së misionit ndërkombëtar”, ka thënë Sejdiu. Institucionet nuk kanë informata, se si do të veprojë dhe se sa do të qëndrojë në Kosovë misioni faktmbledhës. Zëdhënësja e kryeministrit, Ulpiana Lama, thotë se Qeveria do të përgatisë një raport përmbledhës mbi progresin e arritur në Kosovë, për t’ia dorëzuar këtij misioni, edhe pse vetë misioni konsiderohet nga Qeveria si i panevojshëm. “Ne nuk besojmë, se ka vend për një mision të tillë. Nuk besojmë, se ka ndonjë arsye për një mision të tillë. Dyert e Kosovës janë të hapura, për t’i treguar kujtdo se çfarë kemi punuar gjatë kësaj kohe”, ka theksuar Lama. Institucionet e Kosovës vlerësojnë se një mision i tillë i OKB-së, vetëm sa do të zvarrisë zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Ndërkaq, ekspertët e sigurisë paralajmërojnë, se çdo shtyrje e statusit paraqet sfidë për sigurinë dhe i hap rrugën pakënaqësive, që mund të përfundojnë me përshkallëzim të situatës së sigurisë.