Ndërlidhjet

NJU JORK


Diplomatët e Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë shkëmbyen fjalë të ashpra në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB gjatë debatit për Gjeorgjinë, ku rajoni i Abkhazisë dëshiron autonomi.
Duke reaguar përse Shtetet e Bashkuara nuk i kanë dhënë vizë përfaqësuesit të Akhazisë, ambasadori rus Vitaly Churkin e ndërlidhi gjendjen atje me Kosovën. "Ne duhet të flasim me të dyja palët. Në rastin e Kosovës, nëse bashkësia ndërkombëtare do të dëgjonte palën serbe, jam i bindur se nuk do të kishte fare plan të Ahtisaarit" ka thënë Churkin.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Alejandro Wolff e akuzoi kolegun rus për "analogji të pabazë të Abkhazisë me Kosovën".
XS
SM
MD
LG