Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Andreas Zobel mbrëmë deklaroi se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet sa më parë "në kuptimin e pavarësisë së mbikëqyrur" pasi, në të kundërtën, do të mund të hapeshin problemet në Vojvodinë dhe në Sanxhak. "Insistimi në Kosovën si pjesë e Serbisë do ta destabilizonte Serbinë dhe atëherë do të mund të hapej çështja e Vojvodinës", tha ambasadori Zobel dhe shtoi se "ky nuk është kërcënim, por analizë". Mëtutje ai tha se "nuk është e vërtetë që Kosova gjithnjë ishte pjesë e Serbisë, sepse pjesë e saj është bërë në vitin 1912, ndërsa Vojvodina ishte bërë pjesë e Serbisë në vitin 1918". Sipas tij "nëse Serbija destabilizohet, Hungaria do të mund të insistonte në Vojvodinë". Këto komente ambasadori Zobel i bëri në Beograd, në mbledhjen e Forumit për marrëdhënie ndërkombëtare të lëvizjes evropiane në Serbi.
XS
SM
MD
LG