Ndërlidhjet

PRISHTINË


Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), publikoi gjetjet nga hulumtimi i fundit mbi reagimin e mundshëm të serbëve të Kosovës nëse Këshilli i Sigurimit miraton pakon e Martti Ahtisaarit për statusin e Kosovës.
Në bazë të hulumtimit, 30% e serbëve të anketuar nuk e dijnë cili do të jetë reagimi i tyre. Të tjerët janë të ndarë në 4 opsione: përdorimin e mjeteve të ndryshme për ta kundërshtuar pakon, angazhimin për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, përpjekjet për të vazhduar jetën në Kosovë dhe largimin nga Kosova.
Raporti gjithashtu thotë se popullariteti i UNMIK-ut në Kosovë ka shënuar nivelin më të ulët në dy vitet e fundit. Sipas raportit, UNMIK-u "përsëri i ka tejkaluar shumicën e institucioneve për nga popullariteti i ulët".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG