Ndërlidhjet

MOSKË


Kundërshtarët e presidentit të Rusisës, Vlladimir Putin planifikojnë që sot të mbajnë një marsh në Shën Petersburg, një ditë pasi policia arrestoi më se 150 vetë që ishin përpjekur të mbanin një marsh të tillë në Moskë. Një koalicion i grupeve opozitare ka organizuar marshin e "atyre që mendojnë ndryshe", për të protestuar kundër asaj që ata e vlerësojnë si goditje ndaj lirive demokratike në Rusi. Njëri nga ata që ishte arrestuar dje dhe mbajtur për disa orë në polici ishte edhe Garry Kasparov, ish kampion boprëtor në shah dhe njëri nga liderët e koalicionit Rusia tjetër.
- Regjimi ka arritur një nivel tjetër. Ky tash është vend ku ligji me të vërtetë nuk repsektohet por qeveria ende po përpiqet të pretendoj se po luan me letrën e ligjit. Ne tash jemi diku ndërmjet Bjellorusisë dhe Zimbabvesë dhe disa thonë se egërsia e policisë në rrugët e Moskës ishte edhe më e ashpër se sulmet e këtilla në rrugët e Minskut, tha Garry Kasparov.
XS
SM
MD
LG