Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica shprehu besimin e tij se misioni i Këshillit të Sigurimit në Kosovë dhe Serbi do të cojë drejt bisedimeve reale mbi të ardhmen e Kosovës.
Ardhja e misionit në fund të muajit do përfaqësojë sipas Koshtunicës "hapin e parë në fillimin e ri të negociatave të vërteta me një ndërmjetës të ri ndërkombëtar". Por kryeministri serb nuk dha më shumë detaje.
Në deklaratën me shkrim të kryeministrit serb, të bërë pas takimit me diplomatin norvegjez Kai Eide, thuhet se plani i Ahtisarit është "jo legjitim".
Në prag të vizitës së Eides agjencitë serbe të lajmeve kishin njoftuar se zyrtarët e Beogradit "dëshironin të shihnin Eiden si ndërmjetës të ri ndërkombëtar".
Nuk ka pasur reagime nga Eide pas deklaratave të tilla apo takimeve në Beograd.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG