Ndërlidhjet

HELSINKI


Kryenegociatori Martti Ahtisaari ka paralajmëruar se ndryshimi i planit të tij, do ta bënte Kosovën një vend të vështirë për t'u qeverisur. "Mendoj se është shumë e rrezikshme që të fillojmë të përzihemi rreth planit", sepse atëherë do të përballeshim me pyetjen "nëse Kosova mund të jetë një vend që do drejtohet si duhet", tha ai.
Lidhur me pohimet e diplomatëve perëndimorë se Moska do të përpiqet ta zvarritë propozimin, ose të sigurojë më shumë autonomi për serbët e Kosovës, Ahtisari ka thënë se "nëse shkohet më tutje, atëherë Kosova bëhet një shoqëri e pa-menaxhueshme".
"Nëse vendimi do të mbetej i paqartë, atëherë situata në Kosovë do të vështirësohej. Nëse çështja e statusit mbetet e hapur, atëherë vetëm mund të spekulohet. Kjo njerëzve nuk do t'u lejonte ta planifikojnë jetën e tyre", ka thënë Ahtisaari për agjencinë Reuters.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG