Personi i armatosur, që vrau 32 vetë në Universtietin Teknik në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara, kishte dërguar fotografi, video dhe letra lidhur me problemet e tij në adresë të rrjetit televiziv amerikan, NBC. Ky rrjet njoftoi se materialet duket se ishin dërguar nga Cho Seung-Hui të hënën, ndërmjet të shtënave të para dhe të dyta. Pasi vrau 32 vetë, Cho Seung-Hui bëri vetëvrasje. Ishte ky sulmi më vdekjeprurës me të shtëna në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.