Ndërlidhjet

PRISHTINË


Parlamenti i Kosovës do ta shpallë pavarësinë pas miratimit të Rezolutës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha Hashim Thaçi, lider i partisë së dytë më të madhe në Kosovë. Ai mëtutje i tha agjencisë AP se anëtarët e Këshillit të Sigurimit pritet që për rezolutë do të votojnë në fund të muajit Maj ose në fillim të Qershorit, përkundër rezistencës së vazhdueshme ndaj pavarësisë së Kosovës nga ana e Rusisë dhe e Kinës. "Menjëherë pas kësaj, Parlamenti i Kosovës do ta shpallë pavarësinë", tha Hashim Thaçi dhe shtoi se pas kësaj deklarate, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vendet fqinje do ta njohin shtetësinë e Kosovës. Zoti Thaçi tha se nuk beson se Rusia do ti vërë veto planit të Martti Ahtisaarit, por, sipas tij, "edhe në rast të vetos ruse, pavarësia e Kosovës do të njihet ndërkombëtarisht". Ai nuk e përjashtoi mundësinë që Kuvendi i Kosovës mund ta shpallë pavarësinë edhe nëse Këshilli i Sigurimit nuk e mbështet rezolutën e përbashkët për statusin e Kosovës. "Me rezolutë ose pa të, Kosova do të bëhet e pavarur", tha Hashim Thaçi.
XS
SM
MD
LG