Ndërlidhjet

NJU JORK


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në organizatën botërore, Zalami Khalilzad do jetë pjesë e delegacionit të Këshillit të Sigurimit që do vizitojë Kosovën. Khalilzad i cili e morri detyrën e ambasadorit dje do ta ketë Kosovën një nga përparësitë e punës së tij, derisa pjesëmarrja në misionin në fjalë qe nxitur dhe nga Sekretarja e Shtetit, Kondoliza Rajs.
Sot delegacioni i Këshillit të Sigurimit udhëton drejt Brukselit, ku do takohet me drejtuesit e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Më pas më 26 e 27 prill misioni informues i Këshillit të Sigurimit do qëndrojë në Serbi e Kosovë.
Pritet që delegacioni para kthimit në Nju Jork të takohet dhe me kryendërmjetësin Ahtisari në Vjenë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG