Ndërlidhjet

UASHINGTON


Dhoma Përfaqësuese e Kongresit amerikan ka miratuar legjislacionin për financimin e luftës, që parasheh edhe afat jo të obligueshëm për fillimin e tërheqjes së trupave të Shteteve të Bashkuara nga Iraku në muajin tetor. Ky legjislacion kaloi me 218 vota për dhe 208 vota kundër. Shtëpia e Bardhë kumtoi se Dhoma Përfaqësuese ka votuar për ta caktuar datën për Shtetet e Bashkuara që të "dorëzohen" dhe të "dështojnë në Irak". Kryesuesja e Dhomës Përfaqësuese, Nancy Pelosi, lidere e demokratëve opozitarë, që janë shumicë në këtë dhomë, lidhur me këtë zhvillim deklaroi:
- Duke e vënë një barrë të papranueshme në ushtrinë tonë, kjo luftë po e shkatërron aftësinë tonë për ta mbrojtur popullin amerikan. Në vend që të mendohet për sigurinë e amerikanëve, lufta në Irak e ka dobësuar aftësinë tonë për ta mbrojtur vendin nga kërcënimi që vije nga terrorizmi ndërkombëtar.
Ky legjislacion tash duhet të kaloj në Senat e pastaj i dërgohet presidentit, George Bush.
XS
SM
MD
LG