Ndërlidhjet

PRISHTINË


Liderët e Kosovës kërkuan sot nga delegacioni i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të mbështes pavarësinë për Kosovën. Në kuadër të misionit informues, delegacioni u takua sot në Prishtinë me zyrtarët më të lartë ndërkombëtarë dhe vendorë.
"Kemi paraqitur nevojën përse Kosova duhet të jetë e pavarur dhe përse nuk mund të ketë zgjidhje tjetër" tha presidenti Fatmir Sejdiu duke shtuar se pas kësaj vizite është koha që të zgjidhet statusi i Kosovës. Sipas Sejdiut, muaji i ardhshëm do të jetë vendimtar për Kosovën.
"Kosova është e përkushtuar në ndërtimin e shtetit të të gjithë qytetarëve të saj dhe integrimin e të gjitha pakicave" tha Sejdiu.
Delegacioni, i cili qëndron në Kosovë në kuadër të misionit informues, viziton edhe Graçanicën, Mitrovicën dhe KEK-un, ndërsa nesër do qëndrojë në Rahovec dhe Krushë të Vogël.
XS
SM
MD
LG