Ndërlidhjet

OSLO


Kosova edhe sot është temë diskutimi në takimin joformal të Ministrave të Jashtëm të NATO-s që po mbahet në Oslo të Norvegjisë.
Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice përsëriti dje se nuk fitohet asgjë nga shtyrja e zgjidhjes së statusit të Kosovës.
"Ne nuk do t'i përmirësojmë gjasat për gjendje stabile në Ballkan duke shtyrë zgjidhjen. Duhet të veprojmë dhe për këtë punojmë me palët. Punojmë që Qeveria e Kosovës të marrë përsipër mbrojtjen e pakicave dhe përgjegjësitë e një shteti shumëetnik. Serbia nuk ka përse të druhet. Ajo do përfitojë nga bashkëpunimi më i ngushtë me Evropën", tha Rice.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer raportohet se i ka bërë presion Ministrit të Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov që të mbështes planin e Kombeve të Bashkuara për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën.
XS
SM
MD
LG